KF Kukësi ka shkarkuar sot trajnerin Ramzan Ndreu, ka konfirmuar klubi shqiptar përmes faqes zyrtare në Facebook.
Kukësi thotë se ky vendim ka ardhur për shkak të humbjes prej 2 me 1 nga Kastrioti, transmeton Koha.net.
“FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 - 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu. Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, thuhet në njoftim.