Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kukësi prezanton trajnerin e ri dhe një mesfushor, synon tripletën

Kampioni i Shqipërisë, Kukësi synon ta mbrojë titullin edhe në sezonin e ri, dhe për këtë ka bërë goditjet e radhës.

Kukësi sot ka prezantuar trajnerin e ri Mlladen Milinkoviq dhe mesfushorin Ndriçim Shtubina, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici ka thënë se Milinkoviq vjen në Kukës për tre trofe.

“Milinkoviq sot ka nënshkruar me Kukësin me qëllimin e vetëm për të fituar titullin. Besoj fort për projektin e trajnerit për ekipin. Objektivi është titulli, ekipin e ka në dispozicion, ne jemi të gatshëm për t’i plotësuar çdo kërkesë. Mes 5-6 projekteve zgjodhëm Milinkoviqin dhe kam besim e bindje se së bashku do e marrim sërish titullin kampion. Gjithçka nis me Superkupën dhe më pas duam titullin dhe Kupën. Milinkoviq më ka bindur dhe ka marrë përsipër Superkupën, kampionatin dhe Kupën”, është shprehur ai.

Kurse Milinkoviq ka thënë se e ka të qartë për Kukësin.

“Kam ardhur këtu me një projekt të qartë, pasi dua që ekipi i Kukësit të zhvillojë një lojë më të bukur dhe për t’i dhënë më shumë mundësi lojtarëve të rinj. Të aktivizojmë disa nga futbollistët e rinj duke menduar pastaj për t’i shitur dhe klubi për të fituar”, ka thënë ai.

Kurse Shtubina është shprehur i lumtur për transferimin te kampioni shqiptar.

Image

“Falënderoj drejtuesit e Kukësit për besimin. Jam i kënaqur që kemi gjetur marrëveshjen. Nuk ka nevojë të flas për arsyet që më larguan nga Vllaznia. Konkurrenca nuk më tremb, edhe nëse vijnë mesfushorë të tjerë në krahun e djathtë. Rivalët për titull? Jam i përqendruar te Kukësi, nuk shoh klubet e tjera”, shprehet ai.