Trajneri i njohur i Xhudos në Kosovë Driton Kuka, është shprehur i zhgënjyer me sukseset e të rinjve tanë në Lojërat Evropiane që janë duke u mbajtur në Baku.
Kuka ka thënë se është alarmante që garuesit e rinj nuk po ndërtohen si duhet në Kosovë si dhe ka shtuar e kjo është edhe për shkak të daljeve të shpesht që zvogëlojnë fokusin në gara, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prezantimi i shtetit donë përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shëtitje e fotografi”, ka thënë Kuka.
Më poshtë është posti i tij i plotë në rrjetet sociale:
“Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj ...
Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç
Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje ...
Kjo është alarmante se garuesit e rinj spo ndërtohen si duhet në Kosovë.
Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët!
Sporti Kulminant don jetë Sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze!
Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç,në ekipin tim!
Prezentimi i shtetit don përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shetitje e fotografi!
Deri në fund të EYOF ka ende garues,të shpresojmë ...
Çdo federatë e trener merrini përgjegjësitë e mos i bani qef vetes se kryhet gara e çdo send harrohet,këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trenerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia.”