Driton Kuka është shumë krenar për xhudistet e tij, Nora Gjakova e Distria Krasniqi që arritën suksesin e radhës në xhudo.
Nora Gjakova ishte e artë në kategorinë -57 kilogramë, përderisa Krasniqi ishte e argjendtë në kategorinë -52 kilogramë në Grand Prix të Tunizisë, raporton Koha.net.
Kuka në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova është njëherë është në piedestal, ndërsa thotë se shteti duhet të forcohet në të gjitha fushat ashtu si në sport.
“Nora e artë. Kosova edhe njëherë në piedestalin më të lartë. Shtetin do e forcojmë në gjitha aspektet si në sport por na duhet unitet e punë natë e ditë. Krenar me Norën e Disin, nesër garon Akili në 73 kilogramë”, ka shkruar Kuka.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy medalje evropiane, dëshmi që xhudoja kosovare mbetet superiore
-
Nora vlerëson medaljen e artë, por e di se mund të përmirësohet ende
-
Nora Gjakova po e kthen shkëlqimin
-
Kuka: Kosova ka treguar potencial në tri ditët e para të Botërorit të xhudos
-
Kuka kujton të arriturat në Tokio, synon medalje edhe në Paris