Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka: Me ujë, zjarr dhe xhudon e Kosovës s’ka lojë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur tejet i kënaqur me triumfin e Nora Gjakovës në Tbilisi, ku arriti të fitonte medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Kuka e ka përshkruar në mënyrë interesante fitoren e Gjakovës, duke shkruar në Facebook: “Me ujë, zjarr dhe xhudon e Kosovës s’ka lojë. Se njohin shtetin tonë ende, por atje Nora Gjakova fort e mirë iu tregoi vlerat tona”.

Nga medalja e artë e fituar, Gjakova fitoi edhe 100 pikë olimpike.