Trajneri më i suksesshëm shqiptar, Driton Kuka, ka bërë thirrje të shtunën që të rifillojë sporti në vend. Përmes një postimi në “facebook”, Kuka ka thënë se duhet të merret seriozisht “pjesa më e fortë e imazhit të shtetit dhe kombit shqiptar”.
Ai ka treguar se Federata e Xhudos së Kosovës ka dërguar te kompetentët planin për rifillim gradual të punës në klubet e xhudos në Kosovë.
“Reflektoni karshi sportit”, ka shkruar ai.
FXHK-ja ka paraparë që faza e parë e rikthimit të nisë më 18 maj dhe të vazhdojë deri më 1 qershor. Por Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë të premten se garat sportive nuk do të kthehen para 1 qershorit.
“Marrë parasysh shumë shtete serioze, mendimi ynë është që sporti nuk është vlerësuar sa duhet nga kompetentët dhe shpresojmë që tashmë kjo të ndryshojë për të mirë. Federata jonë nisjen e planifikon më 18 maj. Rreziku nuk ekziston dhe i përmbahet saktësisht masave të parapara. Nëse edhe pas të gjitha masave sporti nuk merret parasysh, atëherë duhet të gjithë ta dimë, sidomos ne të komunitetit sportiv, që sporti po shkatërrohet pa asnjë mëshirë”, ka shkruar Kuka, që është drejtor sportiv i Federatës së Xhudos së Kosovës.

-
Trajneri Driton Kuka kërkon përgjegjësi nga federatat për mungesën e rezultateve
-
Kuka tërheq vërejtjen për “rezultatet e dyshimta” në sport
-
Kuka kërkon themelimin e Këshillit Kombëtar të Sportit
-
Kuka për ministrin e ri të Sportit: Duhet ndërtuar politika që të jetësohet përgjegjësia në federata
-
Gjatë izolimit Driton Kuka ka përmirësuar shumë gjëra te sportistët e tij