Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka: Algjeria do ta njohë Kosovën me vlerat e saj të mëdha

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se Algjeria do ta njohë Kosovën me vlerat e saj dhe sportistët më të mirë të vendit.

Algjeria nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por Kuka thotë se Kosova ka sportistë të mëdhenj që do të ngjiten në podium gjatë Lojërave Mesdhetare.

Lojërat Mesdhetare mbahen në Oran të Algjerisë nga 25 qershori deri më 5 korrik.

“Po besoj se tash jem i në pozitë më të mirë se në Tarragona, pasi tashmë shumica e sportistëve janë pretendet për medalje. Dhe kjo është kënaqësi. Shpresoj se do të na bashkëngjitet edhe sportet tjera për medalje në këtë ngjarje. Jam i bindur se Algjeria do ta njeh Kosovën ashtu siç duhet, me vlerat e saj më të mëdha, me sportistët më të mirë të vendit”, ka thënë Kuka.

Nën drejtimin e trajnerit Kuka, Kosova ka fituar tri medalje të arta olimpike. Medalje të arta olimpike kanë fituar Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.