Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç ka folur për kundërshtarët e grupit në Ligën e Konferencës. Ballkani do të paraqitet në Grupin G të kësaj gare, ndërsa do të ketë punë me Slavia Pragën, Clujin e Sivassporin.
Kuç për KOHËN, ka thënë se grupi është i mirë duke pasur parasysh që janë evituar emrat e disa skuadrave të mëdha që ishin të përfshira në short.
Sipas tij, Ballkani mund të përballet me kundërshtarët e grupit të tij dhe synimi është të marrë ndonjë pikë.
“Mendoj se është grup i mirë në krahasim me kundërshtarët që kemi mundur ti kemi duke pasur parasysh emrat që ishin në short. Kemi kundërshtarë më të cilët mund të përballemi, shpresoj që nuk do ta kemi vetëm aventurë pjesëmarrjen në fazën e grupeve, por të fitojmë disa pikë”, është shprehur Kuç.