Trajneri i KA Roganës, Zijadin Kryeziu ka kritikuar ashpër mungesën e përfaqësuesve të ekipit atletik të Kosovës në mbledhjen teknike në Lojërat Olimpike “Oran 2022”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryeziu ka shkruar se ka mbetur i habitur me mungesën në këtë mbledhje teknike, që sipas tij është shumë e rëndësishme para garave.
“Derisa po mbahet mbledhja teknike e Atletikës në Lojërat Mediterane në Oran të Algjerisë, asnjë përfaqësues i ekipit olimpik nuk është prezent, nuk keni faj se mbledhja teknike nuk është e rëndësishme për ju edhe pse aty duhet të bëhen konfirmimet finale e diskutohen gjëra të rëndësishme për eventin në fjalë. Me rëndësi është me qenë pjesë e ekipit tjerat janë të dorës së dytë, a ka Dema kali ka sa kg i bartë s’ka rëndësi, me rëndësi Dema ka kali”, ka shkruar Kryeziu.
-
Federata Skitare asnjë njoftim për Lojërat Dimërore, Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë
-
Një vit i humbur, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare pritet të fillojnë tani
-
Lojërat Mesdhetare ndezin shkëndija politike mes Kosovës e Serbisë
-
Trajneri i klubit “Rogana” rregullon shtegun për vrapim
-
Kosova prezanton kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare