Nëse mund të quhet një derbi, në Itali do të konsiderohet ndeshja ndërmjet Napolit e Lazios të dielën mbrëma.
Për napolitanët që kanë vetëm një humbje në 12 ndeshjet e fundit, është një mundësi e mirë që me fitore të ruajnë hapin me Juventusin, edhe pse Napoli nga pak kush konsiderohet si rival i Juves, transmeton KTV.
Napoli nuk ka humbur nga Lazio në ligë që nga viti 2012, në 14 ndeshje të zhvilluara.
Romakët patën një seri të keqe, por në pesë ndeshjet e fundit, ata kanë realizaur katër fitore e një barazim.
Napolit i mungojnë shumë lojtarë kyç në këtë ndeshje. Hamshik, Coulibaly, Insigne Allan dhe Chiriches janë emrat që do t’i mungojnë Ancelottit për këtë sfidë.
Marushiq, Caceres, Correa e Wallace janë futbollistët që do t’i mungojnë Lazios përballë Napolit.
Edhe
Napolin e pret derbi me Lazion
Serie A rikthehet në aksion pas pushimit, me ndeshjen Roma – Torino të shtunën nga ora 15:00, në të njëjtën ditë kur luan edhe Interi me Sassuolon nga ora 20:30.
Kjo xhiro mbyllet të hënën me dy ndeshje.
Genoa – Milan nga ora 15:00 dhe Juventus – Chievo, dueli i të parit me të fundit, që luhet nga ora 20:30.