Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kriza ekonomike prek edhe klubin e Herolind Shalës

Përhapja e koronavirusit në Norvegji, ka bërë që të ndalen të gjitha aktivitetet sportive. Kjo ka bërë që ekipet norvegjeze të ndjenë krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

Një nga skuadrat e prekura është edhe ajo e Valerengas, ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala. Shala për Sportin Total, në KTV, ka bërë të ditur se situata e krijuar ka bërë që të jetë lojtari i lirë.

“Për momentin jemi lojtarët të lirë mirëpo përkundër kësaj klubi na paguan vetëm 25 për qind të kontratës dhe pjesën tjetër shteti. Nuk është vetëm klubi imë por të gjitha klubet në Norvegji, kanë probleme financiare për shkak të koronavirusit”, deklaroi Shala.

Artikuj të ngjashëm