Boksieri shqiptar Erzen Rrustemi, kampioni i botës në boks në kategorinë e rëndë WBF, është shprehur i pakënaqur me situatën në Kosovë, e cila po ndikon që edhe për sportistë të mos ketë një perspektivë më të mirë.
Rrustemi në një intervistë të gjatë për emisionin SOT ka treguar mjaft detaje nga ndeshja e mbajtur më 18 mars në Danimarkë, ku edhe fitoi titullin e botës në kategorinë e rëndë, WBF.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBoksieri për disa ditë që ka qëndruar në vendlindje, pasi kishte vendosur që titullin ta festonte jo me vizita të zakonshme dhe takime zyrtare, por ka pasur për qëllim që të japë vëmendjen në disa çështje që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e shoqërisë.
Mes shumë takimeve e vizitave ai ka veçuar takimin me anëtaret e organizatës së familjarëve të të pagjeturve “Thirrjet e nënave”, nga i cili siç u shpreh, u nda me përshtypje të jashtëzakonshme dhe i prekur, duke theksuar se do të angazhohet që të japë kontributin e tij.
Intervistën e plotë ndiqeni në videon e mëposhtme: