Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi ndalet me të argjendtë në Evropian

17:49 - Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos të mbajtur në Tel Aviv.

Krasniqi arriti të marrë të argjendtën në kategorinë deri 52 kilogramë pasi në finale u mposht nga rusja Natalia Kuziutina.

Kjo ishte hera e parë që Krasniqi mori medalje në një Kampionat Evropian.


Krasniqi në finale të Evropianit, siguron të argjendtën

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Tel Aviv.

Krasniqi mposhti në gjysmëfinale turken Irem Korkmaz duke e eliminuar pas tri ndëshkimeve.

Tash kosovarja ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në finale, Krasniqi përballet me rusen Natalia Kuziutina.

Artikuj të ngjashëm