Sport

Krasniqi krenare që shënoi gol për Shqipërinë në ndeshjen emocionale ndaj Kosovës

Mesfushorja e Shqipërisë, Qëndresa Krasniqi ishte tejet emocionale pas fitores ndaj Përfaqësueses së Kosovës. Shqipëria triumfoi 2:1 ndaj Kosovës të martën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

Krasniqi pati paraqitje fantastike dhe ishte ndër më të dalluarat në fushë te Shqipëria. Krasniqi, fillimisht asistoi në golin e epërsisë të Shqipërisë që e shënoi Kristina Maksuti (19’), ndërsa golin e shënoi në minutën e 84-të.

Pas ndeshjes, Krasniqi ka thënë se kjo ishte ndeshja më e vështirë në karrierën e saj duke pasur parasysh se para që t’i bashkohej Shqipërisë ka luajtur për Kosovën. Përkundër që shënoi, Krasniqi nuk e festoi golin kundër Kosovës. “Besoj që ka qenë ndeshja më e vështirë në karrierën time, pasi ishte përballje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë por në futboll duhet të japësh më të mirën. E ndjeva të mos e festojë golin, por jam e lumtur që shënuam fitore, të cilën e merituam plotësisht”, është shprehur Krasniqi. “Ka qenë ndeshje e vështirë në aspektin emocional, por jam krenare që me gol e kam ndihmuar Shqipërinë për ta fituar ndeshjen”.