Trajneri i futbollit, Ramiz Krasniqi ka kritikuar punën e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina. Ai ka thënë se me një trajner tjetër më cilësorë, Llapi me potencialin që e ka, mund të kishte ngritje më të lartë. Llapi e ka fituar trofeun e parë në histori të klubit. Lapi është fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2020/2021.
“Është interesant me Batatinën. Është pozitive gjithmonë për mua që gjithmonë kërkon titullin, po kah fundi del e kundërta. E kam përcjellë mjaftë ndeshje të Llapit. Kur kam analizuar futbollistët që ka dhe cilësisë së tyre, pa diçka me një trajner më cilësor Llapi mund të ngritet edhe më lart. Kjo ndërlidhet shumë me punë, përkushtimin, disiplinën dhe normalisht me karakterin e trajnerit se si ua fut trajneri futbollistëve në fushë. Nuk është ajo vetëm të luftoj për vendin e parë, unë kam pasur fat edhe me ndjek vendin e parë edhe të luftoj për ekzistencë. I di të dyja dallimet e ajo për rënie është me e vështirë të përjetohet. Kur shoh disa skuadra, këtu e përfshi edhe Ballkanin, por gjithmonë në përfundim po çalojnë dhe po rrëzohen. Prishtina është një hap para tjerave, kurse edhe Drita e ka përvojën më të mirë, derisa Llapi do ta ketë të vështirë”, ka thënë përzgjedhësi i U-19 të Kosovës. Krasniqi si trajner ka fituar trofe në futbollin kosovar.