Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi do ta mbrojë titullin ndaj Stefan Hartelit

Boksieri me prejardhje nga Kosova do të dalë më 11 maj përballë gjermanit Hartel.

Robin Haxhi Krasniqi përgatitet për luftën e tij të radhës, në të cilën do të ketë rastin të mbrojë për herë të dytë titullin kampionit të Evropës.

Boksieri shqiptar në ndeshjen e radhës do të ballafaqohet me gjermanin Stefan Hartel.

Në fakt, dueli ishte paraparë të mbahej kohë më parë, por gjermani ishte tërhequr në momentin e fundit. Përballja do të zhvillohet në “Stadthalle” në qytetit gjerman të Magdeburg më 11 maj të këtij viti.

Ky do të jetë dueli i 55-të për boksierin nga Juniku, që deri më tani ka 49 fitore dhe vetëm pesë humbje.