Kampioni i botës në boks, Haxhi (Robin) Krasniqi ka arritur në Kosovcë, ndërsa ka paralajmëruar një konferencë për media nesër, me fillim nga ora 11:00.
“Rrugëtimi im në sport nuk do ta kishte madhështinë që e ka pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për gjithçka që keni bërë deri më sot për punën time. Rrugët tona nuk ndahen tani, madje besoj se do të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit e në krijimin e Majlindave, e Robinëve të ri. Andaj ju ftoj të gjithëve që me datë 15.10. në ora 11:00 të mbajmë një konferencë për media në Swiss Diamond Prishtinë. Le t’i japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi në fundjavë e mposhti gjermanin Dominic Boesel me nokaut në raundin e tretë, duke e fituar titullin e përkohshëm në versionin WBA në peshën gjysmë të rëndë dhe po ashtu titullin IBO.
-
Krasniqi më 5 gusht në “Fadil Vokrri” lufton kundër francezit Nadjib Mohammedi
-
Krasniqi takohet me kryetarin e Prishtinës, Ramën për meçin e 5 gushtit
-
Krasniqi më 9 tetor mbron titullin e botës në boks
-
Krasniqi po bëhet gati për ta mbrojtur titullin, verën e ardhshme bokson në Prishtinë
-
Krasniqi i vendosur të shfrytëzojë mundësinë e madhe