Përgatitjet e Liverpool për ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Romës janë tronditur nga largimi i papritur i asistentit të Jurgen Klopp.
Zhelko Buvaç është larguar nga klubi për arsye personale në prag të ndeshjes më të madhe të sezonit teksa ekipi do të mundohet të mbrojë avantazhin 5-2 në Romë.
Serbo-boshnjaku ka qenë dora e djathtë e Jurgen Kloppit për 17 vite, dyshja ka luajtur së bashku te Mainzi, por ai ka vendosur të largohet për një kohë të pacaktuar nga klubi.
Dyshja është njohur te Mainz, ku Klopp luajti për 11 vite, transmeton KP.
Buvaç ishte një mesfushor ofensiv dhe ka luajtur për tre vite përkrah Kloppit.
Edhe
Buvaç, pasues i Wengerit
Ata i kishin premtuar njëri-tjetrit se kushdo që do t’ia dilte të bëhej trajner i pari do të tërhiqte tjetrin.
Kur Klopp u kthye në lojtar/trajner te Mainzi, ai iu bashkua dhe dyshja nuk është ndarë më që prej atij momenti. Ata kanë qenë së bashku te Borussia Dortmund, dhe tani te Liverpool.