Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U20 mposhtet nga Hungaria

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në basketboll ka pësuar humbje nga Hungaria me shifrat 82:62 në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj.

“Dardanët” e rinj arritën të fitonin vetëm çerekun e parë me rezultatin 16:10.

Hungarezët u rikthyen në periudhën e dytë dhe në fund të kësaj pjese u shkëputën për të shkuar në pushim me rezultat 34:26.

Deri në fund hungarezët arritën të ruanin epërsinë e krijuar për fitoren 82:62. Te Kosova u dallua Bardh Istrefi me 20 pikë e 14 kërcime.

Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon të dielën me humbësin e takimit Gjeorgji-Irlandë. Sfida zhvillohet nga ora 14:45.

Artikuj të ngjashëm