Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U16 mbetet pa medalje në Evropianin e Divizionit C

Basketbollistët e Kosovës U16 kanë mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të Divizionit C që u mbajt në Prizren. Kosova U16 ka synuar vendin e parë, por mbeti duarthatë.

Në ndeshjen për vend të tretë, të dielën, basketbollistët e rinj kosovarë kanë pësuar nga Shqipëria me rezultat bindës, 68:53. Dallimi u bë që në çerekun e parë, të cilin Shqipëria e fitoi me shifrat 23:15.

Në këtë evropian u paraqitën tetë përfaqësuese të nivelit më të ultë kontinental. Në finale po takohen Armenia e Andorra.

Në fazën grupore Kosova kishte fituar ndaj Maltës, Shqipërisë e San Marinos. Në gjysmëfinale u mposht nga Armenia e për vend të tretë nga Shqipëria.