Përfaqësuesja U-21 e Norvegjisë do të humbasë tre pikë nga fitorja 5 me 0 që e siguroi kundër Kosovës, pasi ka aktivizuar një lojtar që ishte i suspenduar, raporton Koha.net.
Mbrojtësi Kristoffer Ajer ishte i suspenduar për takimin me Kosovën shkaku i dy kartonëve të verdhë që kishte marrë në ndeshjet e mëparshme.
Suspendimin e tij e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate për media
Ajer kishte marrë dy kartonë të verdhë në ndeshjen e grupmoshave U-19 që e zhvilloi Norvegjia ndaj Spanjës më 27 mars. Suspendimi i tij vlen edhe për nivelet më lartë.
Artikuj të ngjashëm
-
UEFA: Kosova fiton tri pikë në tavolinë kundër Norvegjisë
-
Shpresat e Kosovës (U21) ia kanë parë hairin një gabimi teknik të Federatës së Futbollit të Norvegjisë
-
Ndërpritet ndeshja e grupit të Kosovës në të cilën Norvegjia udhëheq 9:0
-
Kosova U21 me fitore historike ndaj Norvegjisë
-
Shpresat e Kosovës sot presin Norvegjinë