Donika Bashota, të hënën, shënoi një fitore, por që nuk ishte e mjaftueshme për Kosovën. Të martën pos Bashotës, fitore shënoi edhe Arlinda Rushiti dhe kështu përfaqësuesja e Kosovës në tenis arriti fitoren e parë në FED Cup, garën botërore për përfaqësueset e femrave në tenis.
Përfaqësuesja e Kosovës, të martën, fitoi me rezultatin 2:1 ndaj Maqedonisë së Veriut. Të hënën pësoi po me 2:1 nga Qiproja.
Kosova është në Grupin B të Grupit III të FED Cup, që është niveli më i ulët i kësaj gare të tenisit të femrave. Në Grupin III garojnë 18 përfaqësuese nga Evropa e Afrika, në dy ngjarje të ndryshme. Ngjarja e parë po mbahet në Helsinki, ku po merr pjesë edhe Kosova, ndërsa të mërkurën (sot) nis edhe ngjarja e dytë në Ulqin, ku paraqiten shtatë përfaqësuese. Në Helsinki po garojnë Lituania, Qiproja, Finlanda, Maqedonia e Veriut, Malta, Algjeria, Kosova, Islanda e Kongo. Në Ulqin do të garojnë Norvegjia, Egjipti, Armenia, Maroku, Irlanda, Mali i Zi e Kenia, shkruan sot Koha Ditore.
Në grup me Kosovën janë Qiproja, që vlerësohet favorite, pastaj Maqedonia e Veriut, Algjeria e Kongo. Për Kosovën është pjesëmarrja e tretë në FED Cup, ndërsa synohet bilanc më i mirë se në dy pjesëmarrjet e para. Dhe fitorja ndaj përfaqësueses së vendit fqinj, Maqedonisë së Veriut, jep shpresë për këtë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dy fitore e tri humbje për tenistet e Kosovës në Botëror
-
Bashota po shtyn tenisin kosovar në nivele të reja
-
Sukseset e Kosovës në Fed Cup lidhen me Arlindën
-
Tenis, Kosova mposhtet 3:0 edhe nga Maqedonia e Veriut
-
Pas humbjes së papritur nga Letonia, fitorja ndaj Maqedonisë V. është obligim për Kosovën