Basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ndaj Estonisë nuk kanë opsion tjetër përveç fitores, e cila garanton kalimin në raundin tjetër, përkatësisht në kualifikimet për botërorin "Kina 2019", shkruan sot Koha Ditore.
Dueli me Estoninë, që zhvillohet në shtunën (sot) prej orës 20:15 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, është i fundit në kuadër të parakualifikimeve.
Pas tri ndeshjeve në kuadër të Grupit C, Estonia ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikime si lidere e grupit me po aq fitore të regjistruara.
Ndërsa, Kosova është e fundit në grup me katër pikë të mbledhura dhe një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Maqedonia, që zë vendin e dytë me pesë pikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kosova vetëm një herë kaloi me sukses raund kualifikimesh – në vitin 2017
-
Cilat janë gjasat e Kosovës për kualifikim në raundin e dytë?
-
Kosova U21 e luan ndaj Estonisë ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2025
-
Kosova kërkon suksesin që i mungon gjatë
-
Kosova në situatë tjetër, por me synime të njëjta