Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova “po ndihmon” të ndalet diskriminimi i sportistëve në botë

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, ka falënderuar Spanjën për angazhimin e saj për të siguruar se në të ardhmen sportistët e Kosovës nuk do të diskriminohen në ngjarjet sportive që do të organizohen në këtë vend, shkruan sot Koha Ditore.

Presidenti i KON-it, Bach, të enjten në ditën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike (ANOC), që u mbajt në Tokio, kërkoi që shembulli i Spanjës të ndiqet edhe nga shtetet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën e që po u nxjerrin telashe sportistëve kosovarë. Ka shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, por sportistëve nuk u nxjerrin telashe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bach ishte i vendosur në deklarimin e tij para delegatëve të komiteteve nacionale dhe të federatave ndërkombëtare. Ai tha se do të ketë zero tolerancë për shtetet që diskriminojnë sportistët. Dhe, për këtë mori duartrokitje të madhe. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).