Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova për befasinë ndaj Estonisë

Pas fitores së parë historike ndaj Maqedonisë, Përfaqësuesja e Kosovës i është kthyer përgatitjeve intensive për ndeshjen e radhës ndaj Estonisë .

Menjëherë pas triumfit ndaj maqedonasve, “verdhekaltrit” po punojnë intensivisht në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për duelin e radhës, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri Bred Greenberg i cili ishte i pranishëm në ndeshjen Maqedoni – Estoni, të cilën e fituan estonezët, kishte vetëm fjalë të mira për këta të fundit.

Ndeshje të vështirë kanë parashikuar edhe basketbollistët si Lis Shoshi, Drilon Hajrizi, Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati.

Kosova i ka edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar në Grupin C, ku tani është mysafire e Estonisë në Tallin më 9 gusht, më pas më 12 gusht udhëton në Shkup për t’u përballur sërish me Maqedoninë, dhe krejt në fund më 19 gusht e pret Estoninë në shtëpi.

Dy skuadrat e para do të vazhdojnë tutje në kualifikimet për Kupën e Botës, fazë kjo e cila do të fillojë në muajin nëntor.