Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pa Majlindën, por me tre garues që mund të marrin medalje

Plot 800 xhudistë. 129 shtete nga pesë kontinente. 491 meshkuj e 309 femra. Këto janë shifrat e kampionatit botëror të xhudos që të enjten nis në Baku të Azerbajxhanit. Botërori i vitit 2018 mbahet deri më 27 shtator.

Natyrisht pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe të xhudos, më të madhes së vitit, do të jetë Kosova. Për Kosovën nuk do të garojë xhudistja më e mirë, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka sanuar një lëndim të gjurit që e pësoi në botërorin e vitit të kaluar, por me sugjerim të trajnerit Driton Kuka do të lëshojë botërorin, për të mos rrezikuar kthimin e shpejtë dhe të suksesshëm.

Kosova në botëror do të përfaqësohet nga Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka. Asnjëri prej tyre nuk ka fituar medalje botërore për seniorë deri më tani. Dhe të paktën tre prej tyre, Nora, Distria e Akili vlerësohen me potencial për të fituar medaljet e para në ngjarjen më të madhe të xhudos. Pa gjasa nuk është as Loriana, por ajo vlerësohet se ende po fiton përvojë në nivelin më të lartë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)