Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova nis me fitore turneun e tenisit në Tunizi

Kosova ka mposhtur Madagaskarin 2 me 1 në meçe në nisje të turneut Fed Cup 2018 në Tunizi.

Dy ndeshjet e para përfunduan me nga një fitore për dy kombëtaret, ndërsa fituesi u përcaktua pas ndeshjeve në çifte.

Rezultatet:

Liridona Murati kd Manuela Robinson 2:6 6:4 2:6;

Arlinda Rushiti kd Iariniaina Tsantanion 6:1 6:2; dhe

Arlinda Rushiti / Blearta Ukëhaxhaj kd Manuela Robinson / Fitia Ravoniandro 7:6(5) 3:6 6:3.

Edhe Sukseset e Kosovës në Fed Cup lidhen me Arlindën Sport Sukseset e Kosovës në Fed Cup lidhen me Arlindën

Madagaskari është në ranglistë pesë pozita më lartë se Kosova.

Pas kësaj fitore, Ukëhaxhaj është shprehur shumë e lumtur për suksesin. “Duke ditur bashkëpunimin tonë si ekip nuk kam pas dyshim që do të bëjmë histori. Duke ditur që vitin e kaluar nuk na lejoi Moldavia që të marrim pjese, ky është edhe një motiv shtesë për ne si ekip. Uroj që edhe ndeshjet në vazhdim të tregojmë performancë të mirë dhe t’i sjellim fitore të reja Kosovës”, është shprehur pas fitores ajo.