Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova në vazon e pestë për kualifikime, e pret short i vështirë për Europian

Pas mbylljes së fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, tani vjen radha e kualifikimeve për Euro 2020.

Ndonëse Kosova ka arritur të kalojë si e para në grupin e saj, do të luajë në kualifikime për Evropian. Ajo është përcaktuar në vazon e pestë, ku pritet që përballë të ketë disa kundërshtarë të fortë.

Ndërsa Shqipëria është një vazo më lartë, pra në të katërtën.

Shorti për kualifikimet e Euro 2020 do të hidhet më 2 dhjetor.

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Edhe Kosova pret shortin për një kampanjë tjetër të vështirë, me gjasa jo të mëdha për kualifikim Sport Kosova pret shortin për një kampanjë tjetër të vështirë, me gjasa jo të mëdha për kualifikim

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.

Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Vazoja e gjashtë: Andorra, Letonia, Lihtenshtajni, San Marino dhe Malta.