Një fitore e re do të dërgojë Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll në raundin tjetër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.
Ndeshjen që mund të jetë vendimtare, Kosova e luan të shtunën (sot) nga ora 20:30 në palestrën "Boris Trajkovski" në Shkup. Estonia, Kosova e Maqedonia i kanë nga dy ndeshje në kuadër të grupit C të parakualifikimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEstonia ka dy fitore, Kosova një fitore e një humbje, ndërsa Maqedonia dy humbje. Dy të parët e grupit shkojnë tutje dhe me fitore eventuale të Kosovës në Shkup, garës i vjen fundi - Estonia e Kosova kalojnë tutje. Me fitore eventuale të Maqedonisë, kualifikimi do të varej prej dy ndeshjeve të fundit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.