Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova me tri medalje në kampionatin ballkanik

Kosova ka marrë tri medalje, një të artë dhe dy të bronzta në Kampionatin Ballkanik në beach volley të grupmoshës U20.

Kombëtarja e femrave Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani, kanë marrë medaljen e artë në këtë kampionat, ndërsa te femrat, të bronztën e mori dyshja Rinesa Hasani/Julinda Idrizi.

Për herë të parë, medalje në kampionat ballkanik në beach volley, morën edhe dyshja e djemve Art Tërstena/Arlind Basha.

Për tri ditë gara, në Kampionatin Ballkanik të beach volley, që u mbajt në Prishtinë, për titullin e më të merit luftuan çiftet nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Rumania.

Ekipi kombëtar i Kosovës në beach volley në konkurrencën e femrave, Dhuratë Sylejmani, Valmira Ramadani ka arritur të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të beach volleyit i cili për tri ditë me radhë është mbajtur në Prishtinë.

Edhe Kosova, e dyta në Ballkanikun e dominuar nga ekipet turke Sport Kosova, e dyta në Ballkanikun e dominuar nga ekipet turke

Dyshja kosovare arriti të fitoj në finale ndaj ekipit kombëtar të Rumanisë, Hododi dhe Corcoz me rezultat të pastër 2:0 në sete. Dyshja Sylejmani/Ramadani po vazhdojnë formën e mirë që patën edhe në paraqitjet e tyre javë më parë në Kampionatin Evropian.

Medaljen e bronztë ka arritur ta fitojë  edhe ekipi i dytë i Kosovës  në konkurrencën e femrave Julinda Idrizi/Rinesa Hasani, pasi që në ndeshjen për vend të tretë mposhtën ekipin e parë të BeH.

Idrizi/Hasani arritën që me shifra të pastra të shënonin fitore ndaj dyshes boshnjake, për të shtuar suksesin e ekipeve të Kosovës në këtë garë.

Ajo që ra në sy, ishte suksesi i konkurencës së meshkujve, që më herët kishte munguar.

Dy volejbollistët që shënuan fitore edhe në Kampionatin Evropian U22, Art Tërstena e Arlind Basha, kanë arritur që të këtë garë të marrin medaljen e bronztë, pasi në duel për vendin e tretë mposhtën ekipin e parë të Shqipërisë, 2 me 1.

Dyshja Tërstena/Basha fazën e grupeve e mbylli pa humbje, madje duke u konsideruar favorit për pjesën tjetër. Por humbja befasuese në gjysmëfinale ndaj çiftit rumun, ua pamundësoi kalimin në aktin final, por megjithatë ata e arritën të bronztën.

Edhe Volejbollistet U20 të Kosovës kampione ballkanike Sport Volejbollistet U20 të Kosovës kampione ballkanike

Në konkurrencën e meshkujve vendin e parë ka arritur ta fitoj dyshja nga Rumania Grigore Andrei/Cristan Andre , pasi që në finale ka fituar ndaj ekipit të dytë të Shqipërisë Gesti Kapedani/Muharrem deliu, me rezultat 2:0 në sete.

Pas kampionait të grupmoshës U20, të mërkurën fillon kampionati ballkanik U22 në të dyja konkurencat, duke qenë gara e fundit ndërkombëtare për këtë vit, që organizohet nga Federata e Volejbollit e Kosovës në beach volley.