Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova luan dy ndeshje miqësore me Lihtenshtajnin

Futbollistet e Kosovës do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore këtë muaj. Përballë do ta kenë përfaqësuesen e Lihtenshtajnit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Lihtenshtajnit të mërkurën. Ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojnë më 13 korrik, kurse të dytën pas tri ditësh. Të dyja miqësoret do të luhen në Kosovë.

Për miqësoret kundër Kosovës, trajneri i përkohshëm i Lihtenshtajnit, Florian Holenshtajn ka ftuar 19 futbolliste. “Unë pres që Kosova të jetë një ekip i fortë. Ata kanë disa lojtare të mira në skuadrën e tyre dhe janë përpara Qipros në renditjen e FIFA-s, kundër të cilave luajmë në vjeshtë”, ka thënë trajneri Holenshtajn.

Kosova në shtator do ta luaj ndeshjen e parë të edicionit të parë të Ligës së Kombeve kundër Bullgarisë. Në grupin 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve e ka edhe Maqedoninë e Veriut.