Grupi në të cilin garon Kosova në kualifikimet për Euro 2024 përbëhet me përfaqësuese relativisht të panjohura për “Dardanët”. Vetëm me Zvicrën prej kundërshtarëve të grupit është përballur Kosova deri më tani.
Miqësorja e 29 marsit të këtij viti e luajtur në Zuerich, kishte përfunduar 1:1. Ndërkohë me Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën, përfaqësuesja e Kosovës do të luaj për herë të parë. Ndeshjen e parë Kosova e luan prej 23 deri më 25 mars të vitit të ardhshëm.
Në mars e ka edhe ndeshjen e dytë. Më pas luan në qershor, shtator, tetor dhe nëntor.