Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova e fundit në not në Lojëra Mesdhetare

Notarët kosovarë kanë mbyllur garat në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Sot garuan Fjorda Shabani, Dren Ukimeraj dhe Dasar Xhambazi, që përfunduan në pozitat e fundit, përpos Ukimeraj që la prapa një garues tjetër.

13-vjeçarja, Fjorda Shabani, në 50 metra stil të lirë, pati kohën 28.49 sekonda, duke dalë e 22-ta nga po aq garuese.

Dren Ukimeraj në 50 metra stil i lirë, pati kohën 26.09 sekonda, duke zënë pozitën 19 nga 20 garues.

Dasar Xhambazi në stilin bretkoc, pati kohën 32.11 sekonda, pozita 21 nga 21 garues.

Ukimeraj dhe Shabani u shprehën të lumtur me kohën e arritur në disiplina të ndryshme gjatë garave të zhvilluara në Tarragona 2018.

Artikuj të ngjashëm