Skuadrës së Ballkanit i ka mjaftuar goli i mesfushorit Meriton Korenica për ta fituar miqësoren përballë ekipit elitar të Ukrainës, Oleksandriyas (1:0).
Korenica realizoi golin në minutën e 30-të, në duelin e luajtur të enjten në Antalia të Turqisë.
Për Ballkanin, kjo është fitorja e dytë në tri ndeshje miqësore të zhvilluara deri më tani.
Para Oleksandriyas, ekipi nga Suhareka e ka mposhtur edhe FC Nyiregyhazan (6:1) ndërsa ka luajtur pa gola ndaj ekipit nga Bullgaria, Arda.