Skocia ka konfirmuar se do të luajë me finalisten e Kupës së Botës, Francën, në Lille, më 17 tetor, që do të jetë miqësorja e fundit e vitit 2023.
Ky takim në “Decathlon Arena” do të luhet pesë ditë pasi Skocia të ballafaqohet me Spanjën në “Euro 2024”.
Ekipi i Steve Clarcke është pa disfatë në gjashtë ndeshjet e fundit, e para në Grupin A pas dy ndeshjeve.
Franca i ka fituar dy ndeshjet kualifikuese të Grupit B, që prej disfatës nga Argjentina në finale të Botërorit në penallti.
Skocia ka fituar tetë ndeshje dhe i ka humbur tetë në përballjet e ndërsjella.
Franca i ka fituar ndeshjet e fundit në shtëpi 3:0, në miqësoren e vitit 2016.