Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konferenca e Lindjes, Boston Celtics në finale ndaj Miamit

Boston Celtics ka shkuar në finalen e Konferencës së Lindjes pas fitores 92:87 kundër kampionit në fuqi, Toronto Raptors.

Fred VanVleet i Raptors nuk ishte i saktë nga vija për tri pikë kur e kishte shansin t’i barazonte shifrat në 90:90, 12 sekonda para fundit të duelit. Më pas, Kemba Walker arriti të shënonte nga gjuajtjet e lira për ta arritur fitoren në fund, transmeton KOHA.

Jayson Tatum i Celtics ishte i pandalshëm me 29 pikë të realizuara dhe 12 kërcime në takimin e shtatë. Nga ana tjetër, kanadezëve të Torontos nuk i ndihmuan 20 pikët e VanVleet. Skuadra e tij humbi 4:3 në seritë e gjysmëfinales.

Celtics tani do të takohet me Miami Heatin në finale të konferencës.

Takimet e serive të finales do të zhvillohen të martën. Për Celtics është paraqitja e tretë në finale në katër sezonet e fundit.

Nga ana tjetër, Miami Heat shkoi në finale të Konferencës së Lindjes për herën e parë që prej vitit 2014. Heat mposhti Milwaukee Bucks 4:1 në ballafaqimet e ndërsjella.

Artikuj të ngjashëm