Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Komuna e Prizrenit kërkon të pezullojë financimin e Lirisë

Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot është thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Kjo mbledhje ka vetëm një pikë të rendit të ditës dhe ka të bëjë me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit KF 'Liria'.

Kjo kërkesë ka ardhur pas dyshohet për keqmenaxhim të parave nga ana e klubit.

Po ashtu, do të formohet një komisioni prej 5 deri 7 anëtarë nga ana e Kuvendit, derisa të merret një vendim i ri.

Liria vitin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa ditë më parë kryesia e klubit doli me deklaratë ku tregoi për gjendjen e rëndë.

Për pasojë, ata thanë se kishin trashëguar një borxh prej 148,758.52 eurosh.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit mbahet sot duke filluar nga ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë./KosovaPress/

Artikuj të ngjashëm