Trajneri i kombëtares kroate, Ante Çaçiq, ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjet e radhës të kualifikimeve për Botërorin 2018 kundër Kosovës dhe Turqisë.
Kroati ka vendosur që në listën prej 23 lojtarësh të fus edhe lojtarë të rinj.
Kësaj liste i është shtuar Mario Pashalliq, i cili ka pasur sezone të mira në Monaco dhe Milano, e po ashtu start të mirë edhe në FC Spartak të Moskës. Listës i janë shtuar edhe kapitenët e Hajdukut dhe Osijekut, Borna Barishiq dhe Zoran Nizhiq, ndërsa nga Liga e Parë kroate është ftuar edhe Filip Bradariq nga klubi i Rijekës dhe Dominik Livakoviq nga Dinamo, raporton Koha.net.
E, megjithë spekulimet, kapiteni i kombëtares, Luka Modriq ka vendosur të përmbush detyrën e tij në kombëtare.
Mediat në Kroaci raportojnë se paraardhësi i Modriqit, Darijo Srna, e ka refuzuar ofertën e Çaçiqit që të kthehet nga pensionimi me shpresën se do t’i ndihmojë skuadrës së tij që të kualifikohet në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Më 2 shtator, Kroacia e pret Kosovën në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, ndërsa tre ditë më pas udhëton në Eksisehir për t’u përballur me Turqinë.
Kjo është lista e plotë:
