Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kolshi synon të vazhdojë karrierën në SHBA

Portieri kosovar, Granit Kolshi ditë më parë ka konfirmuar largimin nga Kosova, e me këtë rast edhe nga Superliga e Kosovës, për të nisur një jetë të re në SHBA.

Megjithatë, ky nuk është edhe fundi i karrierës së tij në futboll, pasi synon që me futboll të merret edhe në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e ka konfirmuar Kolshi për Koha.net duke thënë se synon që edhe atje të merret me futboll porsa të stabilizohet.

Ai ka thënë se është në bisedime me disa menaxherë për të shikuar mundësinë e vazhdimit të karrierës në SHBA.

“Jam në kontakte me disa menaxherë, dhe të shohm në vazhdim se çfarë do të ndodhë. Në Kosovë momentalisht nuk do të kthehem derisa të vendosna këtu e të ndreqi statusin. Por, synimi im është që të vazhdoj karrierën në SHBA, nëse do të kem fat”, ka thënë Kolshi për Koha.net.

Kolshi ka qenë i ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës më parë, dhe gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën ai ka thënë se do ta ketë gjithmonë.

“Mendoj se është koha e një epoke të re, për të cilën punuam, së bashku me trajnerët dhe shokët e nderuar. Mirë u pafshim Kosova ime e dashur, do të vazhdoj të të shërbej ashtu siç jam munduar prej ndeshjes sime të pare e deri tek e fundit”, ka shkruar ish-portieri i Besës në një postim në Facebook, në të cilin kishte konfirmuar largimin nga futbolli kosovar.