Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një kumtese njofton se për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të përsëritjes së sërishme gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova - Malta futbollisti i Kombëtares A Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhme ishujt Faroe – Kosova.
Shtabi teknik i ekipit kombëtar, thuhet në njoftim, është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se mbrëmë Kosova shënoi fitore kundër Maltës me rezultat 3-1.
Artikuj të ngjashëm
-
Belgjika sfidon vendimin e FIFA-s për Balogunin
-
Balogun megjithatë luan për SHBA-në, i anulohet kartoni i kuq
-
Zhegrova nuk grumbullohet, Dellova i lënduar largohet nga kampi
-
Konfirmohet lëndimi i rëndë i lojtarit të rëndësishëm të Kosovës
-
Shpallet lista, Kosova në Mal të Zi për parakualifikimet e Botërorit të futsalit