Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar të premten se ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në lojërat olimpike "Tokio 2020".
Për Kosovën kjo do të jetë hera e dytë që do të paraqitet në Lojërat Olimpike pas debutimit para tre vjetësh në Brazil.
Atëbotë Kosova në LO "Rio 2016" fitoi medaljen e artë, falë suksesit të xhudistes Majlinda Kelmendi.
"KOK-u ka marrë ftesën nga IOC-ja për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike që mbahen vitin tjetër në Tokio. Për Kosovën, këto do të jenë Lojërat e Dytë Olimpike, në të cilat synon po ashtu të fitojë medalje dhe të paraqitet me më shumë sportistë", thuhet në njoftimin e KOK-ut.