Komiteti Olimpik i Kosovës po kërkon që sportistët elitarë të vendit të pajisen me pasaporta diplomatike.
Një kërkesë e tillë është bërë të mërkurën nga drejtues të KOK-ut, që kanë pasur takim me Behxhet Pacollin, ministër i Punëve të Jashtme, transmeton “Koha Ditore”.
“U diskutua mundësia e pajisjes së sportistëve elitarë me pasaporta diplomatike dhe mundësia e punësimit të sportistëve elitarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministri Pacolli me ekipin e tij shprehën gatishmërinë që në ditët në vijim në kuadër të Ministrisë të formojmë një Departament për Diplomaci Sportive, ku do të mundë të punësoheshin edhe sportistë elitarë. Pacolli u pajtua edhe për pajisjen me pasaporta diplomatike”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
-
Pacolli kërcënon ambasadorët
-
Ambasadorët urdhërohen të mos i pranojnë të deleguarit e Pacollit në misione diplomatike
-
FFK-ja kërkon që të përshpejtohen procedurat e pajisjes së sportistëve me pasaporta
-
Hiqen vizat për pasaportat diplomatike mes Kosovës e Panamasë, nisin diskutimet për liberalizim
-
KE-së i kërkohet ta tërheqë propozimin për pasaportat që lëshon Beogradi për shtetasit e Kosovës