Gazetari Arsim Maxhera dhe fotoreporteri Driton Paçarada nga Koha Ditore, janë shpërblyer me çmimet kryesore për gazetari sportive në Kosovë.
Maxherra fitoi çmimin “Ali Shala” për Shkrimin e Vitit, ndërsa fotoreporteri Paçarada u shpërblye për Fotografinë më të mirë në ceremoninë e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës.
Arsim Maxherra u shpërblye për shkrimin me titull “Sporti në kthetrat e politikës”.
Për xhirimin më të mirë u shpërblye Alban Bellopoja ndërsa për kronikën më të mirë shpërblimi iu nda Naim Selmanit.
Artikuj të ngjashëm