Koelni ka regjistruar fitoren e dytë rresht, ndërsa të premten mbrëma mposhti Hertha Berlinin me rezultatin e thellë, 5:2.
Ishte ndeshje e xhiros së 32-të e Bundesligës gjermane.
Me këtë disfatë, Hertha Berlini po shkon drejt rënies nga elita e futbollit gjerman.
Koelni në pozitën e 10-të ka 41 pikë, kurse Hertha Berlini mbetet me 25 pikë në pozitën e fundit në tabelë.
Edhe dy ndeshje kanë mbetur deri në fund të Bundesligës 2.
Mysafirët krijuan epërsi 2:1, por më pas pranuan katër gola tjerë për të pësuar tjetër disfatë.