Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubit turk i bën hair prerja e kurbanit, fiton pas gjashtë ndeshjeve

Klubi i kategorisë së dytë turke, Kocaelispor, ditë më parë pushtoi mediat botërore për shkak se prenë një kurban për të mos rënë nga liga, pasi kishin hyrë në një seri prej pesë humbjeve rresht në kampionat dhe një në Kupë.

Dhe duket se prerja e kurbanit ka dhënë frytet e veta.

Kocaelispor u kthye te fitorja pas gjashtë ndeshjeve, duke mposhtur në udhëtim Balikesirsporin me rezultat 2:1. Madje, Balikesirspori humbi një penallti në minutat e fundit për ta barazuar rezultatin. 

Kjo fitore e ngrit Kocaelisporin në vendin e 14-të me 27 pikë. Gjithsesi rreziku për të rënë nga liga vazhdon të jetë i njëjtë, pasi ka vetëm tri pikë më shumë se vendi që të dërgon në kategorinë e tretë.