Klubet e futbollit kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, dhe në ndeshjet parasezonale zhvillohen miqësore të ndryshme, që dinë të prodhojnë shumë gola.
E një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë përballjes së sotme ndërmjet klubit italian Atalanta me atë zviceran, Steinach, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë miqësore Atalanta e fitoi me rezultat 18-0, me Andreas Corneliusin që shënoi shtatë herë, e Riccardo Orsolini që realizoi pesë gola të tjerë.
Kurse golat e tjerë u shënuan nga Nicolas Haas, dy herë, dhe nga një gol shënuan Luca Vido, Andrea Petagna, Bryan Cristante dhe Jasmin Kurtic, shkruan Football Italia.