Werder Bremeni ka njoftuar se është afër transferimit të anësorit të Kosovës, Milot Rashica nga Vitesse.
Drejtori i Werderit, Frank Baumann sot ka njoftuar se për pak orë do të zyrtarizohet kalimi i përfaqësuesit të Kosovës te klubi gjerman, transmeton Koha.net.
“Transferimi është afër kompletimit, kanë mbetur edhe disa detaje. Pas pensionimit të Finit, ne ishim në kërkim të një lojtari të shpejt dhe sulmues. Miloti përshtatet shumë mirë me profilin që po e kërkojmë dhe që do të na ndihmojë menjëherë. Besoj se ai do të stërvitet me ekipin që nesër”, ka thënë Baumann.