Jurgen Klopp e ka vlerësuar të pafat skuadrën e tij në barazimin 0-0 ndaj Manchester Unitedit.
Gjermani e ka cilësuar lartë paraqitjen e ‘Të Kuqve’, duke thënë se e merituan fitoren në derbin më të madh anglez, përballë ‘Djajve të Kuq’, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një performancë e mirë, dhe mendoj se ne merituam t’i marrim tre pikët. Duhet të jemi më kreativ dhe më të guximshëm në disa situata, por synimi kryesor është që të mos e humbasim përqendrimin”, ka thënë Klopp.
Ai gjithashtu ka kritikuar disa vendime të arbitrit të ndeshjes, Martin Atkinson, duke insistuar se Liverpoolit duhej t’i akordohej një penalti, dhe Romelu Lukaku duhej të ndëshkohej me karton të kuq në duelin me Dejan Lovren.
Sipas tij, këto dy vendime do ta ndryshonin tërësisht rrjedhën e lojës.