Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka zbuluar se cilat kanë qenë arsyet që e ka shtyrë ta pranojë ofertën e klubit nga Drenasi. Duro ka thënë në “Sportin Total” se e kaluar e klubit dhe investimet e shumta, kanë bërë që ai ti thotë po telefonatës së presidentit, Naser Ramaj.
“Është përgjegjësi të jesh trajner i Feronikelit, pasi është ekip kampion. Unë erdhe te Feronikeli pas një telefonate që mora nga presidenti Naser Ramaj. Feronikeli është klubi i parë që ka investuar në futbollistë të rinj dhe në infrastrukturë. Të gjitha këto ndikuan që unë të vijë te Feronikeli. Ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje dhe mund të them se Feronikeli është ende gjallë”, tha ndër të tjera Duro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen e fundit, Feronikeli barazoi në udhëtim te Gjilani 0:0.