Kampionia e Kosovës në futboll (femrat), KFF Mitrovica i ka mësuar kundërshtarët për raundin e parë të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri.
Në shortin e tërhequr të premten, KFF Mitrovica do të jetë pjesë e grupit të shtatë, të cilin e përbëjnë edhe Valerenga e Norvegjisë, PAOK-u i Greqisë dhe Agarista CSF Aneni Noi i Moldavisë.
Ndeshjet e këtij grupi, do të zhvillohen në Greqi në formë të mini-turneu.
Në gjysmëfinale, Mitrovica do të përballet me Valerengan më 18 gusht kurse finalja do të zhvillohet pas tri ditësh.
Për Mitrovicën, kjo do të jetë paraqitja e katërt rresht në Ligën e Kampionëve kurse suksesin më të madh në këtë garë e pati arritur në sezonin 2019/20 kur arriti deri në 1/16 e finales.
-
KFF Mitrovica mëson kundërshtaren e parë në Champions
-
Mitrovica eliminohet nga Championsi, luan për vendin e tretë në grup
-
KFF Mitrovica në disavantazh ndaj Valerengas pas pjesës së parë
-
Mitrovica në Champions për paraqitje dinjitoze
-
Mitrovica takohet me St. Poltenin në raundin e parë të “Championsit”